Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani e mori vendimin, Edgar Çanit i vjen fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani e mori vendimin, Edgar Çanit i vjen fundit

Sulmuesi i Partizanit Edgar Çani duket se është shumë pranë largimit nga të kuqtë, kjo sepse ishi i Kombëtares ende nuk ka reaguar pas ultimatumeve të dhëna për të zbritur në fushë. Herën e fundit, iu dha kohë edhe katër ndeshje, dy tashmë kanë përfunduar, kanë mbetur dhe dy, ndeshja në Gjirokastër dhe ajo ndaj Vllaznisë.

Nëse lojtari nuk reagon as në këto dy takime, që do të jetë të veshtirë duket ditur problemet që ka, largimi nga Partizani është largë vetëm 180 minuta. Diçka të tillë e ka pohuar dhe trajneri Sulejman Starova, i cili para ndeshjes me Tutën në konferencën për shtyp, ku konfirmoi se Çani ende nuk është gati të marrë ngarkesën që merr pjesa tjetër e skuadrës. Gjithçka pritet të zbulohet ditët në vijim, por gjasat janë që këtë herë Çani nuk ka çfarë bën, është dëmtimi i tij që po e "lë" në baltë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga