Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani bën "pazar" në Shkodër, në lojë Sukaj dhe Krasniqi për të afruar "yllin" e Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani bën "pazar" në Shkodër, në lojë

Xhevahir Sukaj dhe Gëzim Krasniqi pritet të arrijnë një marrëveshje me Vllazninë. Sukaj këtë gjë e ka pohuar vetë ditët e fundit ku ka shprehur dëshirën për të ndihmuar Vllazninë duke konfirmuar dhe "divorcin" me të kuqtë, gjë të cilën klubi ende nuk e ka zyrtarizuar.

Nga ana tjetër ka qenë drejtori Olsi Rama që ka thënë se, Sukaj nuk është larguar thjesht i janë dhënë disa ditë leje, ndërkohë që për të ardhmen e futbollistit gjithçka do zbulohet në janar, përfshi këtu dhe ndonjë shkëmbim, çka le të hapur rrugën për arritjen e ndonjë marrëveshjeje me klubin shkodran.

Duke ditur se Partizani prej kohësh është vënë në lëvizje për të arritur një marrëveshje për kalimin e Eraldo Çinarit te te kuqtë, nuk përjashtohet mundësia që të bëhet një shkëmbim. Në lojë hyn Sukaj dhe Krasniqi për arritjen e akordit me "bomberin" shkodran.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7