Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pallatet e sportit FULL me tifozë, basketbolli dhe volejbolli “leksione” futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
Pallatet e sportit FULL me tifozë, basketbolli dhe volejbolli

Nga Korça, në kryeqytet, atmsferë spekakolare në sported e volejbollit dhe basketbollit në Shqipëri. Këto disiplina janë në fazën më të nxehtë teksa po luhen Play-Offet që do të përvaktojnë ekipet kampione si për femra edhe për meshkujt.

Interesi është i jashtëzakonshëm për të parë nga afër këto ndeshje teksa rreth 2500 tifozë janë rregjistruar në finalet e volejbollit të femrave mes Skënderbeut dhe Partizanit dhe në finalen e basketbollit për meshkuj mes Tiranës dhe Besëlidhjes, ç’ka ka sjellë edhe që tribunat e stadiumeve të futbollit të boshatisen paksa.

Tirana e Partizani, janë 2 ekipe që po garojnë në disa nga këto finale, qoftë me femra apo edhe meshkuj dhe kjo ka bërë që 2 tifogrupet më të mëdha në vend, Tirona Fanatics dhe Ultras Guerrils të mbështesin këto skuadra.

Madje, duke lënë mënjanë edhe ekipet e futbollit. Kujtojmë këtu se në ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës, në Kupën e Shqipërisë, Fanaticsat nuk ishin prezent në Elbasan pasi në të njëjtën orë, luhej finalja e 3-të me Besëlidhjen në basketbollin për meshkuj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga