Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Orges Shehi u “hakmor” ndaj Tiranës, durrsaku thellon statistikat e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Orges Shehi u “hakmor” ndaj Tiranës, durrsaku thellon

Partizani ia doli të triumfonte në dedrbin e dytë ndaj Tiranës. Demat përmbysën Tiranën në “Air Alban ia’ në një ndeshje spektakolare. Golit të Liridon Latifit në fillimin e sfidës iu përgjigjën Tedi Cara dhe Xhuliano Skuka.

Kjo nuk ishte një fitore vetëm për të kuqtë, por isht e rëndësishme edhe për Orges Shehin. Ky i fundit fiton kështu në derbin e parë në stol me Partizanin dhe “hakmerret” ndaj bardhebluve.

Por jo vetëm kaq, pasi kjo fitore tashmë thellon statistikat e kampionëve. Tashmë shkon në 6 numri i derbeve pa humbje. Disfata e fundit ndaj Tiranës është më 2 tetor 2022, me bardheblutë që do të triumfonin me dygolëshin e Redon Xhixhës.

Gjithashtu derbi i mbrëmshëm ishte ndeshja e 16-të mes dy ekipeve që nuk shënohen më shumë se 3 gola. Kujtojmë se pas fitores së derbit, Partizani ndodhet në vendin e dytë në klasifikim me 40 pikë, 8 pikë më pak se Egnatia kryesuese, e cila do të luajë ditën e sotme ndaj Vllaznisë. Ndërkohë Tirana mbetet në kuotën e 34 pikëve dhe tashmë rrezikon seriozisht të dalë nga  “Final –Four” nëse Dinamo triumfon ndaj Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga