Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Orges Shehi ‘blindon’ formacionin, ja si ndryshon Partizani me Xhulio Skukën

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani vazhdon përgatitjet në Turqi para rinisjes së kampionatit dhe nën drejtimin e Orges Shehit skuadra vijon me seancat stërvitore. Ekipit do t’i bashkohet së shpejti edhe Xhulio Skuka i cili zyrtarizoi rikthimin në Superiore.

Padyshim, goditja më e bujshme deri tani me Partizanin që fiton një futbollist cilësor, të dashur për tifozët e mbi të gjitha, ajo që vlen më shumë në fushën e lojës, Partizani fiton një goleador.

Trajneri Shehi po punon për të konsoliduar formacionin dhe ka disa dilema në mendje, por ajo e 9-shit të skuadrës është ‘hipotekuar’ tashmë. Skuka do të jetë bomberi i të kuqve, ndërsa në balotazh janë krahët e sulmit dhe ai i majtë i mbrojtjes.

Cara është titullari absolut këtë sezon, por mbetet të shihet e ardhmja e tij në merkato. Albers Keko ka besimin e drejtuesve dhe duhet të bindë trajnerin për të fituar pozicionin e titullarit, pozitë që ia dha në miqësoren me holandezët.

Buxhelaj dhe Atanaskoski janë në balotazh për krahun e majtë të mbrojtjes me të parin që e nisi titullar gjithashtu në miqësore, por maqedonasi ka ofruar gjithmonë siguri dhe eksperiencë në Superiore ndaj mbetet të shihet.

Krah Sotës, në qendër të mbrojtjes do të rreshtohet Preka i cili është shumë pranë rikthimit nga dëmtimi në shpatull, ndërkohë që Bytyçi është ende larg.

[caption id="attachment_718189" align="alignnone" width="974"]Partizani me Shehin Partizani me Shehin[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga