
Nga Gerti Çarçani
Kategoria Superiore potencohet me garë, por edhe me emra, e natyrisht, një sfidë e tillë vjen edhe nga ajo c’ka “eksporton” e para. Kategoria e një tjetër kampionati flakë, pritet të ndezë garën për edicionin e ri. Formati për këtë vit është ndryshe, dhe një fakt është sa kokëfortë, por edhe intrigues: Të gjithë duan të dalin në Superiore, e ku faktikisht skema e shanseve mbetet me dy të sigurta, dhe një tjetër me përballje extra.
Pa shkuar ende në Supriore, një emër që fuqizon dhe marketon kategorinë e parë është edhe Elbasani. Një qytet tradite, me titull kampion, me një armatë tifozerie të jashtëzakonshme, me një të kaluar kompetitive, e ku natyrisht tashmë një dorë për ta rikthyer aty ku ka vendin ia jep biznesi. Futbolli dukshëm në këtë industri të egër ka rregullat e tij, e ku mbijetesa është hall më vete. Shtuar këtu edhe terrenin tërësisht të brishtë, dhe të një ekonomie aspak të shëndoshë që rrethon klubet e futbollit, aq më tepër ata të Kategorisë së Parë që varen kryekëput shumica prej vullneteve të kryebashkiakëve. Ndryshe, pa Bashkitë, ato e nisin sezonin autmatikisht në “vdekje klinike”.
Elbasani ka një mundësi të artë. I është dhënë një shans I tillë e që nuk duhet shpërdoruar. Përkundrazi. Duhet lexuar fare mirë edhe nga ata që tashmë do të administrojnë një investim të tillë ambicioz, afatshkurtër për Superiore dhe afatgjatë për t’u ridhënë qytetarëve të Elbasanit, skuadrën rivale që kishin.
Kishte kohë që e bluante, por biznesmeni Kujtim Llupa, I njohur prej vitesh edhe në ambjentin futbolldashës, sportiv, mediatik e më gjërë vendosi që të marrë një klub të tillë, jo thjesht e vetëm për emër, por për një sfidë me veten, për t’ua rikthyer tifozëve, ashtu sic në të vërtetë Elbasani duhet të jetë. Sfida e tij është e madhe, është koshient, por njëherësh edhe mëse I vendosur për të cuar deri në fund atë që ai ka menduar, rikthimin e këtij klubi në nivele elitare, e jo vetëm në Shqipëri. Prej vitesh futbollin dhe klubet I ka ndjekur në distancë, tashmë është dhe do të jetë njeri prej tyre që do të kontribuojë në futboll, në këtë kohë financiare të zbehtë, e me njëqind pengesa rrugës. E për këtë meriton Respekt.
President Llupa nuk është shprehur ende, në lidhje me atë që ka menduar të shtrojë në rrugëtimin e një Elbasani ambicioz, dhe elitar. Kjo edhe për faktin e respektimit të procedurës së kalimit të aksioneve. Githcka tanimë është fakt, por në momentin oportun president Kujtim Llupa do të flasë. Kjo nuk e ka penguar aspak ndërkohë që të ndërtojë menjëherë edhe skuadrën e tij menaxheriale e taktike. E ku këtu, duke njohur mirë mirë rregullat e biznesit, por si “dhëndër I ri” de facto në administrimin e një klubi futbolli, I duhet të japë shumë besim, por edhe t’u besojë. Dhe natyrisht e ka dhënë këtë, sikundër në fakt operon në cdo arterie të kompanive të tij të biznesit. Elbasanin natyrisht ia ka besuar një emri në futboll, Nevil Dedes, I cili ndien realisht që përpos cdo rrethane, apo afilacioni miqësor, ajo që prevalon tashmë mbi gjithcka është objektivi që Elbasani të kalojë direkt në Superiore. Aspak e thjeshtë, por aspak e pamundur. Natyrisht nuk është vetëm Nevili, packa se në fund këmbanat e përgjegjësisë do të bien vetëm mbi të, në rast që skuadra do të prodhojë pak rezultat. Tashmë, presidenti I ri thjesht po dëgjon, vlerëson e në fund konfirmon blerjet e para. Koshient që investimi është në nivele të atilla për të mosdiskutuar asgjë. Edhe pse nuk do të luajë ai. Stafi gjendet përpara një përgjegjësie madhore për të bërë mirë atë që nuk duhet të bëjë keq. A-ja e funksionimit të ingranazhit të klubit është e garantuar: Paratë! Nuk janë pak. E në këtë pikë, ato duhen administruar mirë, pasi “flaka” e kategorisë së parë është e madhe dhe rrezja e skuadrave që duan Superioren është e ngushtë. Për momentin president Llupa ka ofruar financimin, besimin dhe predispozicionin për të mbështetur me shumë mënyrë këtë ekip menaxherial që në një mënyrë apo tjetër I duhet të bëjë dallimin edhe tani, dhe më pas me Nevilin në fushë. Sepse në mungesë rezutati, natyrisht nuk do të ndodhë hataja, por gjithsesi analiza nuk do të shmanget, dhe projekti mund të kërkojë shumë më kohë për të arritur aty ku është menduar të shkohet. Por na duhet të bëjmë durim. Kështu na këshillohet, edhe nga vetë skuadra.
Për momentin një fakt optimizon tifozët: Tashmë Elbasani ka një strukturë serioze, komanduar nga Presidenti, e ku natyrisht mbi gjithcka ka karburantin e duhur për të shkuar larg! Kjo vlen shumë, por që duhet konvertuar në sukses…!