
Luftëtari po luan në transfertë kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Gjirokastritët po munden me rezultatin 2-0, ndërsa në minutën e 42-të, Luftëtari kishte një mundësi për të shënuar me Dejvi Bregun.
Nga një pozicion i prirët, gjuan vlonjati, por topi devijohet nga kurbinasit. Lojtarët e Luftëtarit pretendojnë për 11-metërsh, pasi sipas tyre futbollisti i Laçit e ka kapur topin me dorë. Megjithatë për arbitrin Olsi Sokoli gjithçka është e rregullt.
Poll