Partizani ka bërë para pak minutash prezantimin e trajnerit të ri, Adolfo Sormanit, i cili do të synojë të kthejë të kuqtë te titulli kampion pas shumë vitesh. Presdenti Gaz Demi, i cili ka folur gjatë prezantimit të trajnerit të ri, ka thënë shkurt: “Jemi të privilegjuar, pasi kemi marrë një personalitet për stolin Partizanit, një trajner me përvojë, që do të dijë ta udhëheqë ekipin drejt suksesit”.
SORMANI – E gjithë vëmendja ishte tek ai dhe italiani i sapozyrtarizuar në stolin e kuq ka treguar se ku e mbështet punën e tij, ndërsa për objektivin tha se është vetëm titulli kampion: “Falënderoj drejtuesit e Partizanit që më kanë besuar. Nuk e di, nëse do të jem apo jo në stol në ndeshjen e kthimit me Slovanin në Sllovaki, pasi varet gjithçka nga dokumentacioni. Jam një trajner, që e mbështes punën time tek ekipi dhe jo tek individi. Natyrisht, kam ardhur këtu për titullin kampion dhe besoj se të gjithë bashkë do ta arrijmë”, - theksoi mes të tjerash trajnneri i ri i të kuqve. I pyetur për disa çështje lojtarësh te Partizani, siç janë ato të Mazrekajt e Fejzullahut apo Sukajt, trajreri Sormani tha se janë punë të klubit.