
Kristal Abazaj është protagonisti absolut i Tiranës në 2 ndeshjet e fundit në kampionat. Sulmuesi i bardhebluve është zhbllokuar më në fund duke gjetur plot 3 herë rrjetën. Së fundmi, në një intervistë për Neës 24, Abazaj u premton tifozëve se do të vendosin yllin e tretë në fanellë ndërkohë që shpërfill rivalët e tyre, Partizanin.
GJENDJA DHE SAKRIFICAT NË FUND TË SEZONIT- Unë kam nja 1 muja që po futem në ndeshje. Dhimbjet janë shumë të mëdhaja mund të them. Por, normalisht, kur ekipi ka nevojë do e tentoj. E dimë se çfarë risku kemi marrë përsipër kështu që skemi çfarë bëjmë. Jemi në fund të kampionatit, çdo ndeshje është shumë e rëndësishme është finale për vetë synimet që kemi si klub.
A E KISHIT IMAGJINUAR NJË SEZON TË TILLË? – Kur erdha te Tirana, i dija synimet e ekipit. Pashë projektin, pashë të gjitha, edhe afrimet edhe largimet, normalisht që menduan që do të kishim këto synime që kemi tani, pse jo ta tentojmë, të gjitha mundësitë i kemi. Ndeshjen e parë në Kupë e fituam me një avantazh shumë të mirë që na favorizon në ndeshjen e dytë. Për sa i përket kampionatit jemi 5 pikë para, do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe do të kërkojmë maksimumin në të gjitha ndeshjet.
PRESIONI I PARTIZANIT- Nuk e ndjejmë fare presionin e Partizanit. Unë kam luajtur me shumë ekipe, por te Tirana, mund ta them që kemi një ekip shumë të mirë që dimë ta menaxhojmë situatën, presionin, të gjitha. Nuk është se mendojmë fare për Partizanin, mendojmë për ndeshjen e radhës. Të gjitha ndeshjet e radhës i shohim si Partizani. Jemi 5 pikë para, jemi komod, nuk e di a do të vendoset titulli në derbi apo jo.
SHANSET PËR TRIPLETËN- Dëgjojmë shumë gjëra që Tirana s’ka stol, është e vërtetë që ka pasur shumë largime, normalisht që kur ka largime, lojtarët që vijnë duhet t’i zëvendësojnë të larguarit. Një ekip që pretendon tripletën, është pak e vështirë, pasi presioni është i madh. Ne i synojmë të gjitha trofetë, se çfarë do marrim ngelet për t’u parë në fushën e lojës.
Unë personalisht dhe të gjithë çunat e dimë se çfarë do të bëjmë dhe shpresojmë që yllin e tretë të jemi ne ata që do e vemë në fanellë.
E ARDHMJA- E kam kontratën 1 vit e gjysëm, gjysma iku, ishalla ikën tamam, të dalim dhe kampion. Pastaj kam edhe 1 vitë tjetër. Të mbarojmë Europën, ti marrim ndeshjet një nga një. Dua ta mbyll sa më mirë dhe me trofe.