
Martin Prenkoçeviç është operuar me sukses. Mbrojtësi i djathtë i Kastriotit nuk mundi t’i shpëtonte ndërhyrjes kirugjikale pas dëmtimit të rëndë. Newsport.al ka siguruar një foto të 24-vjeçarit që shfaqet nga spitali pas operacionit. Tashmë atij do t’i duhet të qëndrojë 6 muaj jashtë deri në rikuperimin e plotë të tij.
Prenkoçeviç u dëmtua në gju duke këputur ligamentin. Kësisoj, operacioni ishte shpëtimi i vetëm për lojtarin e krutanëve. Një lajm i mirë për futbollistin që ka kaluar me sukses këtë sprovë, por i keq për Kastriotin që duhet të bëjë pa shërbimet e tij.
Ai iu bashkua Kastriotit në merkaton e verës, skuadër me të cilën u aktivizua në 17 ndeshje. Arriti të shënonte 1 gol si dhe të jeptë edhe 1 asist.