Vllaznia ka zyrtarizuar në stol Migen Memellin dhe tashmë kanë nisur me punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Në “radarin” e kuqebluve duket se kanë rënë lojtarët e Kukësit.
Pasi u përfol se Gjelbrim Taipi ishte pjesë e listës, tashmë sipas “Shkodra Sport” bëhet e ditur se një tjetër lojtar ka arritur akordin me shkodranët.
Altin Bytyçi raporrtohet se pej kohës është në bisedime me drejtuesit e Vllaznisë, ndërsa pret vetëm të shkëputë kontratën me verilindorët, ajo aktualja i përfundon në fund të qershorit.
Në 32 ndeshje këtë sezon ka shënuar 1 gola dhe 22-vjeçari u kthye në një pikë kyçe për formacionin e Rraman Hallaçit dhe tashmë pritet të “përshndetet” me skuadrën kuksiane.
Oferta e Vllaznisë ka tunduar lojtarin, pasi shkodranët do të luajnë edhe në Europë ku Bytyçi mund ta shikojë si trampolinë për të ardhmen. Shumë shpejt pritet edhe marreëeshja e të dy palëve.
[caption id="attachment_695759" align="alignnone" width="864"] Altin Bytyci[/caption]