Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk e përjashton mundësinë e rinovimit, BULATOVIC: Me Vllazninë arritëm objektivin kryesor, kam oferta nga jashtë

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk e përjashton mundësinë e rinovimit, BULATOVIC: Me

Darko Bulatovic ishte një nga protagonistët e Vllaznisë në sezonin që u mbyll. Mbrojtësi ka bërë paraqitje pozitive duke u kthyer në lider në këtë repart.

Kontrata aktuale e 33-vjeçarit me shkodranët përfundon në fund të qershorit, por Bulatovic nuk e përjashton mundësinë e rinovimit.

Në një intervistë për “CG Fudbal.com” mbrojtësi ka theksuar se po shqyrton të gjitha opisonet e ofruara, ndërsa nuk mungojnë edhe ofertat nga jashtë.

“Pas fitimit të Kupës sezonin e kaluar këtë sezon arritëm të kualifikohemi në Europë përmes kampionatit, që ishte edhe objektivi kryesorë. Jam i kënaqur me paraqitjet  e mia. Kam luajtur qendërmbrojtës në të gjitha garat. Ka interes për vazhdimin e bashkëpunimit, por jam i hapur për të gjitha opsionet. Kam kontakte si nga jashtë ashtu edhe nga Mali i Zi. Nuk nxitoj të marr një vendim, besoj se do të bëj zgjedhjen e duhur kur të vijë koha”, ka theksuar shkurtimisht Bulatovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga