Kristjan Asllani u rikthye më në fund titullar me Interin në ndeshjen e sotme përballë Salernitanas. Zikaltërit dështuan të riktheheshin te fitorja pas 3 ndeshjeve me 0 pikë duke marrë vetëm 1 pikë ndaj vendasve.
Mesfushori shqiptar, sëbashku me Interin, shkëlqeu në fushën e lojës deri në minutën e 66’ kur Inzaghi e nxorri nga loja. Që prej kësaj minute, Salernitana morri terren duke sulmuar më shumë dhe në minutën e 90’ arritën të gjenin edhe golin e barazimit.
Ndikoi largimi i Asllanit apo jo? Nuk e dimë, le ta thotë Inzaghi në konferencën pas ndeshjes. Ajo që ne dimë është se me të në fushë, loja e zikaltërve ishte e rrjedhshme. Mesfushori shqiptar ishte i saktë në ndërtimin e lojës, vertikalizime si ai ku erdhi edhe goli, pasime dhe pozicional në mbrojtje.
Performanca e tij është vlerësuar edhe nga mediat e huaja si SofaScore që i ka vendosur notën 7.7, vetëm Gosens, autori i golit me 8.2 më i mirë se ai. Flashscore e ka vlerësuar me notën 7.3 si një nga më të mirët në fushë.
Ndërkohë që media prestigjoze në Itali, TuttoMercatoWeb ka vetëm fjalë të mira për paraqitjen e tij:
“Asllani 6.5 – E sheh veten sërish në fushë. Herën e fundit ka qenë titullar në kampionat në fillim të tetorit. Ai i shton skuadrës së tij dimensionin vertikal, duke nisur me topin që të çon në golin e avantazhit avantazhit. I rrezikshme edhe me topat e diskutueshëm. Nga minuta e 66-të u fut Brozovic 5.5 – Një hap pas shqiptarit.”-shkruan TMW.