Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një fazë pa fitore dhe dorëheqja e Stavri Nicës, Kukësi drejt “greminës”

Shkruar nga NEWSPORT
Një fazë pa fitore dhe dorëheqja e Stavri Nicës, Kukësi

Kukësi vitet e fundit nuk ka fare lidhje me atë skuadrën që disa vite më parë bënte krenar çdo kuksian me paraqitjet në fushën e lojës, por jo vetëm. Verilindorët edhe shkëlqenin në kompeticionet europiane duke shkuar shumë afër “play-off” të Europa League.

Kukësi aktual lë shumë për të dëshiruar dhe humbja ndaj Vllaznisë nuk ëhstë “kapërdi” lehtë nga Stavri Nica. Timonieri ka dhënë dorëheqjen dhe tashmë fjala i mbetet drejtuesve të klubit për të vendosur nëse do të pranojnë diçka të tillë dhe çfarë do të ndodhe me stolin e ekipit.

Verilindorët prej 9 sfidash nuk e njohin shijen e fitores. Fitorja e fundit ishte ndaj Vllaznisë në “Kukës Arena” në fazën e dytë, ndërsa në duelin e ditës së djeshme u bë plot një fazë pa fitore. Kjo ka bërë që skuadra të jetë vetëm 3 pikë larg vendit të fundit që mbahet nga Teuta, ndërsa pozicionohen në vendin e 9-të.

Gjatë kësaj faze, Kukësi ka marrë 6 barazime dhe 3 humbje. Kanë pësuar 10 gola dhe kanë shënuar 7 të tillë. Në këto ditë merkatoje, drejtuesit kanë bërë disa afrime, por duket se është “mbushur kupa” e Nicës, i cili nuk është i kënaqur aspak me skuadrësn. Duhet një sforco e madhe nga gjithë lojtarët dhe tashmë drejtuesit të cilët duhet të bashkojnë “forcat” për të nxjerrë ekipin nga kriza, i cili këtë sezon më shumë se çdo herë tjetër duket se po merr rrugën drejt Kategorisë së Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga