
Partizani dhe Tirana luajnë të diel në 19:00 për javën e gjashtë të Superligës. Mbrëmjen e datës 2 tetor të gjitha rrugët të çojnë në “Air Albania”, impiantin ku do zhvillohet përballja e radhës dhe më e pritura në futbollin shqiptar.
Derbi është bërë për t’u fituar, me statistikat që flasin për Demat. Gjatë historisë mes tyre (1947-2022) skuadrat janë përballur në 166 takime, me bilancin që flet për të kuqtë.
68 ndeshje janë fituar nga Partizani, kundrejt 46 herëve të Tiranës. 52 përballje mes tyre janë mbyllur në barazim. Demat kanë shënuar 225 herë në portën bardheblu, kundrejt 181 herëve të Tiranës.
Fitorja më e thëllë e Partizanit ka qenë në 1947 me rezultatin 8-0, teksa bardheblutë në 1985 kanë fituar kundër Partizanit 7-3.