
UEFA nis hetimet për ngjarjet e ndodhura dje para dhe gjatë sfidës Lyon-Besiktas 2-1, e vlefshme për çerekfinalet e Europa League.
Ky takim nisi 50 minuta me vonesë për shkak të trazirave të ndodhura në stadium, ku tifozëritë u përleshën mes tyre dhe më pas zbritën edhe në fushën e lojës.
Klubi i Lyon-it do të hetohet nga UEFA për mungesën e masave organizative dhe ato të mbarëvajtjes së takimit.
Nga ana tjetër, klubi i Besiktas do të hetohet për sjelljen e gabuar të tifozëve, të cilët hodhën fishekzjarrë në drejtim të fansave francezë.
Masat që do të ndërmarrë UEFA pritet të jenë drastike për dy klubet, ndërsa vendimi do të zbardhet pas mbledhjes së Komisionit të Disiplinës në qeverinë e futbollit europian.