
Stavri Nica menjëherë pas humbjes me Vllazninë në “Loro Boriçi’ ka dhënë dorëheqjen. Timonieri i verilndorëve duket se nuk “kapërdiu” lehtë humbjen 1-0 dhe u ka kërkuar drejtuesve dorëheqjen.
Krerët e klubit ende nuk kanë thënë fjalën e tyre. Humbja në Shkodër duke se ka “mbushur kupën”, por nuk është arsyeja e vetme që ka çuar Nicën drejt një vendimi të tillë. Mësohet nga shtypi i shkruar se merkatoja në hyje është një tjetër arsyeje.
69-vjeçari ka kërkuar nga drejtuesit lojtarë me “peshë” dhe që e njohin mirë Superioren, në mënyrë që skuadra të arrijë objektivat e klubit, por pavarësisht afrimeve në ekip, Nica nuk është i kënaqur. Tashmë klubi dhe trajneri mund të ribisedojnë mes tyre sërish për vahdimësinë, pasi janë lojtarët ata që kërkojnë rikthimin e Nicës.