
Kastrioti dhe Kukësi do të presin Laçin dhe Egnatian në shtëpi për të mbyllur fazën e parë të Abissnet Superiore. Ekipet kërkojnë tre pikët dhe pritet dyluftime të ofrta. Ndërkohë janë zbuluar gjyqtarët e takimeve.
Në Kamëz, Klodia Shahini do të ketë bilbilin ndërsa asistenë të tij do të jenë Astrit Mahmuti dhe Enea Gjoni. Andi Koçi pritet të jetë arbitër i katërt. Në VAR është Indrit Myrtja ndërsa në AVAR Ridigert Çokaj.
Në Kukës Arena Eldorjan Hamiti pritet të vendosë drejtësinë i ndihmuar nga asistentët Ani Koçiaj dhe Erind Burgu. Arbitër i katërt është Daniel Vrapi. Në VAR do të jetë Florjan Lata ndërsa në AVAR, Rexhino Mersinasi.
Poll