
Dinamo ka arritur të bëjë një tjetër transferim me vlerë në këtë periudhë. Blutë e kryeqytetit kanë siguruar shërbimet e David Ivan, i cili mund të quhet padiskutim si lojtari më i ri i skuadrës kryeqytetase.
Mesfushori është baashkuar me skuadrën e Dedes dhe në këtë mënyrë do të plotësojë një nga vendet bosh të lëna në listën e federimeve, ndërsa pritet të jetë i gatshëm që në fundjavë ndaj Tomorit.
Ivan vjen ngaa Sllovakia, por si futbollist është rritur te Sampdoria. 27-vjeçari ka luajtur sistematikisht me të rinjtë e skuadërs italiane, por pa mundur të debutonte me ekipin e parë. Po në Italia ka luajtur me Barin dhe Kievon.
Ndërsa që nga viti 2021 është pjesë e Dinamo Brest në Bjellorusi. Një CV relativisht të mirë dhe që do të ndihmonte Blutë në mesin e fushës. Detajet e kontratës me skuadrën kryeqytetase nuk janë bërë të dituara akoma.