Finalja Argjentinë – Francë vijon të përflitet dhe ditën e sotme. Pas fitores së mbrëmshme të argjentinasve përmes penalltive, komentet kanë qenë të shumta. Së fundmi është Andi Lila që ka bërë një postim në rrjetet sociale ku veçon portierin Emiliano Martinez.
Ky ishte protagonist në fushë duke shmangur gola të sigurtë, por edhe jashtë saj me gjestin e bërë kur iu dorëzua trofeu i “gardianit” më të mirë. Pikërisht për të ka shkruar Andi Lila. Në një postim të bërë në rrjetet sociale ai thekson se portierët kanë një “dërrasë” mangët.
Megjithatë sqaron se nuk e ka për të gjithë. Dashur pa dashur lind pyetja: Mos vallë e ka edhe për ndonjë në Kombëtaren e Shqipërisë? Lila ka qenë pjesë e rëndësishme e kuqezinjve ku ka provuar të luajë me Isli Hidin, Arjan Beqajn, Etrit Berishën, Thomas Strakoshën, Orges Shehi, dhe Alban Hoxhën që kanë qenë zëvendësues.
Të gjithë këta kanë luajtur në një periudhë me Lilën në Kombëtare. Ndoshta ky mesazh është edhe për ndonjërin prej tyre, megjithatë këtë mund ta dijë veç Andi Lila. Ja çfarë shkruante në facebook-un e vet, ish lojtari i njohur:
“E gjithë bota po flet për Messi Mbape por në këtë ndeshje një meritë te jashzakonshme ka portieri Emiliano Martinez.
Ai e mbajti në loje Argjentinën,në minutën 123 gjithashtu ai priti dy penallti,kjo beri që ai të shpallej portieri më i mirë i botërorit.
Pasi mori trofeun e vuri tek organet gjenetale duke përfercuar edhe më shumë fabulën e ngriutur për një pjesë të mirë te portierave (jo të gjith) që e kanë një derrasë mangut.
Gjithsesi Martinez është një portier i madh”.
[caption id="attachment_672379" align="alignnone" width="670"] Postimi i Andi Lilës[/caption]