Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Aleksi te Teuta dhe Laçi, “turbullohet” marrëdhënia mes Halilit dhe Shehit

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Aleksi te Teuta dhe Laçi, “turbullohet”

Tirana e nisi këtë sezon me shumë ndryshime në skuadër, teksa bëri afrime të rëndësishme në merkaton e verës. Kur janë luajtur vetëm 7 javë kampionat, bardheblutë kanë arritur të grumbullojnë 10 pikë në 6 ndeshje, ndërsa kanë për të luajtur edhe derbin me Partizanin, takim i shtyrë për me 19 tetor.

Paraqitjet e kryeqytetasve nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar, me skuadrën që ka lënë shumë për të dëshiruaer në fushën e lojës. Diçka e tillë ka nisur të “krisë” marrëdhënien mes Orges Shehit dhe Refik Halilit.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se dyshja ka nisur “krisjen” që me largimin e Albano Aleksit. Largimi i mesfushorit ndodhi ma pa dëshirën e Shehit, më ketë të fundit që kërkonte ta mbante në ekip. Më pas gjithçka ka vazhduar me sfidën e Durrësit, ku Tirana barazoi 2-2 me Teutën dhe Shehi e Halili ndanë ide të ndryshme për interpretimin e ndeshjes.

Pas kësaj sfide djemtë e Shehit morën 2 fitore radhazi dhe u duk sikur gjetën “çelësin” e fitoreve, por jo. Në dy përballjet e fundit kanë dy humbje që e cila është reflektuar edhe në tabelën e klasifikimit. Tashmë bardheblutë janë në vendin e 4-të në klasifikim dhe kjo ka “trazuar” ujërat në kampion e kryeqytetasve. Gjërat shkuan si shkuan dhe tashmë situata nuk duket shumë pozitive te Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga