Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndryshon axhenda për Tiranën, kampionët e Shqipërisë luajnë jashtë kryeqytetit?

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana do të luajë kundër Erzenit, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Fillimisht ishte caktuar që kjo sfidë të zhvillohej në “Selman Stërmasi”, por së fundmi në Shijak janë njoftuar që takimi do të spostohet në Elbasan.

Duhet theksuar se ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi i Tiranës. Megjithatë sipas axhendës së publikuar nga shijakasit, kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, të shtunën në orën 17:45.

“Ndeshja e radhës. Tirana – Erzeni. Abisnet Superiore, java e nëntë. 22/10/2022, ora 17:45, stadiumi “Elbasan Arena”, shkruhej në njoftimin e klubit shijakas.

Terreni i impiantit verdheblu është në gjendje të mirë dhe për mënyrën e lojës së bardhebluve, i shkon për shtat për të performuar më mirë. Kujtojmë që në javën që lamë pas, Tirana arriti të fitonte në transfertë 1-0 kundër Bylisit.

[caption id="attachment_663462" align="alignnone" width="717"] Njoftimi i klubit shijakas[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga