
Ishte planifikuar që takimi mes Partizanit dhe Laçit të luhej të dielën, ndërsa dje është konfirmuar e kundërta. Të kuqtë e Sulejman Starovës janë njoftuar se ndeshja e javës së 19-të të kampionatit do të luhet të shtunën.
Kjo gjë ka krijuar një rrëmujë te "Demat e Kuq", pasi Starovës i janë prishur planet lidhur me përgatitjen e këtij takimi. Normalisht që "Bobi" ka pasur një plan për seancën stërvitore dhe lëvizja nga e diela në të shtunë i ka prishur jo pak punë trajnerit. Ky ndyshim i kalendërit me një ditë, iu ka prishur të gjitha fazat e përgatitjes, gjë e cila pritet të menaxhohet nga trajneri.
Poll