
Edhe pse mund të duket disi e çuditshme, së fundmi kanë qarkulluar lajme se trajneri aktual i Teutës, Gugash Magani do të prezantohet ditën e hënë te Partizani, ku për momentin postin e trajnerit e mban Sulejman Starova.
"Bobi" u largua nga të kuqtë pas humbjes së thellë 5-0 ndaj Luftëtarit, por ai është rikthyer sërish në krye të pankinës së "Demave të Kuq". Humbja që Teuta pësoi ditën e djeshme ndaj Skënderbeut bëri që të qarkullojnë lajme se Magani mund të largohet nga durrsakët, e gjithë kjo rrëmujë brenda pak ditësh.
Lidhur me këtë detaj, gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim për të kuptuar nëse Magani do "braktisë" Teutën për Partizanin dhe nëse Starova do të largohet apo jo nga "Demat e Kuq" për t'i hapur krahun një trajneri të ri.