
Hardy Binguila ka firmosur një kontratë të re me ekipin e Diables Noirs në Kongo. Ky është lajmi që shkruajnë mediat kongoleze lidhur me lëvizjet e fundit të mesfushorit 21-vjeçar të Tiranës. Edhe pse ai ka një kontratë 3- vjeçare me bardheblutë, si duket ka menduar të mos kthehet më në kryeqytet por të qëndrojë në Kongo.
21-vjeçari prej kohësh ndodhej atje, saktësisht që pas dëmtimit të fundit që ka pësuar, vend ku po merrte dhe ndihmën mjekësore për tu rikperuar. Kur të gjithë prisnin që afrimi i bujshëm i shtatorit të vitit 2017 t'i bashkohehej sërish Tiranës, ka ndodhur e papritura.
Binguila ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin kryeqytetas, tani që mesfushori ka arritur marrëveshjen me një tjetër ekip, pritet që situata të marrë një tjetër rrjedhë, kjo bazuar në vendimin e fundit që do nxjerrë klubi i Tiranës, që duhet thënë se, deri tani nuk ka konfirmuar ende asgjë lidhur me këtë çështje.
[gallery columns="1" size="full" ids="221362"]
[gallery columns="1" size="full" ids="221363"]