Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndizet “El Classico”, Ancelotti dhe Xavi zgjedhin 11 luftëtarët e aktit të parë në Copa del Rey (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Ndizet “El Classico”, Ancelotti dhe Xavi zgjedhin 11

Në orën 21:00 do të luhet Real Madrid-Barcelona për gjysmëfinalet e Copa del Rey. Ky është takimi i parë gjsmëfinal mes tyre dhe do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”. Sfida pritet me dëshirë të madhe nga të gjithë tifozët e futbollit pasi luajnë dy rivalët më prestigjioz të sportit më popullor në planet. Real Madrid vjen në këtë ndeshje pasi ka eleminuar një raund më parë Atletico Madrid. Barcelona fitoi në çerekfinale përballë Real Sociead. Për “El Classico-n e sotme të dy trajnerët kanë hedhur më të mirët në dispozicion. Tek madrilenët përveç Alaba të tjerët janë të gjithë të gatshëm. Katalanasit vuajnë mungesat e Lewandowski, Pedri dhe Dembele.

Formacionet Zyrtare

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal; Militao; Rudiger; Nacho; Kroos; Modric; Camavinga; Valverde; Vini Jr.; Benzema. Trajner: Carlo Ancelotti

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Araujo; Kounde; Alonso; Balde; Sergio B.; Kessie; De Jong; Gavi; Raphinha; Ferran. Trajner: Xavi Hernandez

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga