Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshjet e "Play-Off", Struga gjen "shtëpi" të re në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshjet e "Play-Off", Struga gjen "shtëpi" të re

Sfida Struga-Breidablik, e vlefshme për fazën play-off të UEFA Conference League, do të luhet më datën 24 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:00.

Vendimi është marrë në konsultim mes UEFA-s, Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi stadiumi i Strugës nuk plotësonte kriteret e qeverisë së futbollit europian për ndeshjet e kësaj faze.

Gjithashtu, asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush aktualisht kriteret e UEFA-s dhe për këtë arsye u ra dakord me FSHF, që ndeshja e parë e Strugës të luhet në Shqipëri.

Përveç stadiumit, Federata Shqiptare e Futbollit do të ofrojë të gjithë asistencën e saj për organizimin sa më të mirë të ndeshjes falë edhe eksperiencës së madhe që ka në pritjen e kompeticioneve ndërkombëtare.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7