
Partizani mori një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Atletic Escaldes në “Air Albania”. Të kuqtë triumfuan me shifrat 4-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-1. Në këtë mënyrë kryeqytetasit sigurojnë kualifikimin në turin tjetër të Conference League.
Por kjo fitore “dhemb” për njërin nga titullarët e Zoran Zekic. Adnard Mehmeti ishte një nga futbollistët më të mirë në fushën e lojës, i cili mori përsipër të shkatërronte çdo aksion të kundërshtarëve, por në minutën e 70-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Ish-lojtari i Erzenit plotëson kështu numrin 2 të kartonëve të verdhe dhe do të jetë mungesa e madhe e trajnerit kroat në sfidën me Valmieran. Kjo përballje do të luhet më 10 gusht dhe Zekic do të duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij.