Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndaj Laçit janë të “sakatuar”, Abilaliaj i detyruar të “arnojë” mbrojtjen

Shkruar nga NEWSPORT
Ndaj Laçit janë të “sakatuar”, Abilaliaj i detyruar

Partizani do të udhëtojë në Laç për të sfiduar skuadrën e Mirel Josës, sfidë e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Një takim i rëndësishëm për të dyja ekipet që do të startojë në orën 14:00.

Demat janë padiksutim skuadra e momentit në kampionat, teksa kanë arritur të sigurojnë 4 fitore rresht dhe në transfertën e ditës së sotme tentojn ënjë tjetër  3 pikësh. Për të kuqtë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të udhëtojnë me mungesa në Laç.

Vetëm në repartin e mbrojtjes do të mungojnë 3 lojtarë, gjë e cila shton “hallet” e Arbër Abilaliaj. Altin Bytyçi është i pezulluar për shkak kartonës, ndërsa Eljon Sota dhe Andi Hadroj nuk janë rikuperuar ende për të qenë të gatshëm për të zbritur në fushë.

Në këto kushte drejtorit sportiv i lind nevoja të ‘arnojë” këtë repart, pasi të gatshëm momentalisht ka vetëm David Atanaskovskin. Kujtojmë se përveç 3 mbrojtësve ndaj kurbinasve do të mungojnë edhe Da Silva dhe Mba, të cilët ende nuk janë në 100% e tyre.

Formacioni i mundshëm: Hoxha, Zekolli, Preka, Kocijan, Atanaskovski, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Taipi, Bintsouka, Cara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga