Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Myrto UZUNI për librat e historisë, 7 gola larg rekordit 70-vjeçar në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
Myrto UZUNI për librat e historisë, 7 gola larg rekordit

Myrto Uzuni është lojtari më i mirë në La Liga 2, kjo nuk diskutohet më në Spanjë me sulmuesin shqiptar që po kalon formën e jetës duke shkëlqyer nga java në javë me gola për ekipin e Granadas. Këtë sezon ka shënuar plot 18 gola në 27 ndeshje dhe ka ende 12 të tjera për t’u zhvilluar.

Në këto 12 sfida të fundit, 27-vjeçari beratas do të tentojë të fusë emrin e tij në librat e historisë së futbollit spanjoll teksa i duhen edhe 7 gola për të thyer rekordin prej më shumë se 70 vitesh. Që në vitet 50-të të shekullit të kaluar, rekordi i më shumë golave në një sezon në këtë kategori është vendosur me 25 gola, por beratasi është duke e kërcënuar seriozisht.

Me ritmin e këtij viti, Uzuni mund t’ia dalë dhe të hyjë në historinë e futbollit spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7