Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mungesa e liderit dhe gjendja e Abazaj, dilemat e Shehit për formacionin e sotëm

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa e liderit dhe gjendja e Abazaj, dilemat e Shehit për formacionin e

Tirana do të përballet me Teutën në transfertë, sot në orën 18:00 në Niko Dovana, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Bardheblutë vijnë pas një ecurie fantastike me 6 fitore rradhazi mes kampionatit dhe kupës, aty ku mposhtën pikërisht durrsakët me rezultatin 3-0.

Mirëpo, e sotmja është një tjetër histori. Teuta vjen me presionin e mbijetesës dhe do të kërkojë të marrë patjetër pikë për t’u larguar sa më shumë.

Kryesuesit do të vuajë mungesën e një lideri si Visar Bekaj i cili është i penalizuar për shkak kartonash dhe vendin e tij pritet ta marrë Ilion Lika. Nga mbrojtja deri në sulm, tekniku Shehi ka nga 1 dilemë për çdo repart.

Në prapavijë ka balotazh mes Lulajt dhe Behiratches me këtë të fundit më të avantazhuar ndërsa në mesfushë, Hila, Deliu dhe Lushkja do të luftojnë për 2 vende krah Aleksit. Gjendja e Kristal Abazaj shqetëson Shehin dhe klubin bardheblu ndaj për sulmuesin do të vendoset vetëm në momentet e fundit para sfidës.

Formacioni i mundshëm:

Tirana (4-3-3): Lika; Tosevski, Behiratche (Lulaj), Najdovski, Përgjoni; Deliu, Aleksi, Hila (Lushkja); Hasani, Abazaj (Gjumsi), Haxhiu. Trajner: Orges Shehi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga