Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mungesa e BEKAJ, SHEHI gjen zëvendësuesin e gardianit bardheblu (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa e BEKAJ, SHEHI gjen zëvendësuesin e gardianit bardheblu

Visaj Bekaj do të jetë mungesa e madhe e Tiranës në duelin me Teutën në “Niko Dovana”. Gardiani u ndëshkua me karton të verdhë në përfundim të sfidës me Kastriotin dhe plotëson numrin e kartonave duke u pezulluar për këtë ndeshje.

Një mungesë e madhe, por Orgges Shehi ka gjetur edhe kujt do t’i besojë “çelësat” e portës ndaj durrsakëve. Ilion Lika do të rikthehet titullarë me fanelën bardheblu për këtë sezon, teksa për shkak të formës së mië të Bekajt nuk ka mundur të luajë në Abissnet Superiore. 42-vjeçari ka luajtur 4 sfida në Kupën e Shqipërisë.

Gjithashtu sa i përket formacionit të mundshëm ndaj djemve të detit, Abazaj do të kthehet sërish titullar, teksa në mesfushë ka një balotazh mes Hilës dhe Deliut. Kujtojmë së përballja me Teutën do të zhvillohet ditën e shtunë duke nisur nga ora 18:00.

Formacioni i mundshëm:

Tirana: Lika, Toshevski, Najdovski, Behiratce, Përgjoni, Hila (Deliu), Aleksi, Lushkja, Hasani, Haxhiu, Abazaj

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga