Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mposhti 3-1 Flamurtarin, Klodian Arbëri: Morëm atë që kërkuam. Vora në presion nga objektivat? Na është kërkuar të ngjitemi në Superiore.

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhti 3-1 Flamurtarin, Klodian Arbëri: Morëm atë që

Vora fitoi në shtëpi me përballë Flamurtarit. Vendasit triumfuan me rezultatin 3-1 kundër ekipin vlonjat. Golat për Vorën u shënuan nga Prengaj, Vrapi dhe Qardaku, ndërsa golin e vetëm për ekipin nga Vlora e shënoi Souza de Oliveira.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Vorës, Klodian Arbëri.

“Po të shikosh këtë renditje të gjithë janë rivalë direkt. Vora faktikisht me këto ekipe që ka patur rivalë, ka nxjerrë ndeshje të bukura edhe kur nuk kam qenë unë. Në morëm atë që kërkuam”, u shpreh Arbëri.

-Mos i keni vënë presion skuadrës prej objektivit Superiore?

“Nuk është presion, por na është kërkuar të ngjitemi në Superiore. Lojtarët e shohin vetë. Të vjen ajo dëshira e madhe pasi ekipi është shumë i mirë. Vetëvetiu ekipi karikohet në këto ndeshje dhe arritëm ta menaxhonim mirë dhe ta fitonim."

-Vendi i dytë... nuk varet nga ju?

“Është çështje fati... Ne do të vazhdojmë punën tonë. Të paktën të synojmë vendin e dytë, por të jemi dhe afër. T’i vendosim në presion. Kushtet dhe lojtarët i kemi. Pjesën e arbitrimit ta lëmë, sepse do thonë që Klodian Arbëri ka probleme me arbitrat, por kemi pasur dhe probleme të tilla. Probleme sot me arbitrimin? Ishte i UEFA-s, nuk mund të themi gjë për këtë arbitër (qesh).”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga