Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mjaftojnë 13 gola për të bërë bujë, Cristian Shpendi "çmend" ekipet e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Mjaftojnë 13 gola për të bërë bujë, Cristian

Cristian Shpendi këtë sezon futbollistik po kalon formën e jetës. Sulmuesi i Shpresave kuqezi i cili aktivizohet me Cesenan në Serie C italiane, po kalon një moment shumë të mirë.

Shpendi këtë sezon, deri më tani ka shënuar plot 13 gola me fanellën e Cesenas në kampionat. Sulmuesi shqiptar gjithashtu kryeson listën e golashënuesve me këtë numër rrjetash të tundura.

Kjo paraqitje ka mjaftuar që talenti kuqezi të marrë vëmendjen e klubeve të ndryshme në Serie A. Nga Italia raportohet se Fiorentina, Sasuolo dhe Lecce janë ekipet që janë të interesuara për shërbimet e Shpendit.

Pritet të shihet se cili ekip do t’ia dalë të bindë lojtarin dhe klubin e Cesenas. Por me shumë mundësi një transferim i mundshëm do të ndodhë vetëm në merkaton verore.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7