Prej ditësh ishte folur për një marrëveshje mes klubit të Kukësit dhe mesfushorit serb, Filip Osman. Mësohet se, mes dy palëve është arritur marrëveshja dhe sot, futbollisti serb do të vihet nën urdhrat e trajnerit Malden Mlinkoviç.
Osman ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranës dhe mesditën e sotme pritet të bashkohet mep pjesën tjetër të grupit. Një detaj i veçantë është fakti se ende nuk është firmosur një kontratë, pasi mesfushori do të lihet disa ditë nën urdhrat e Milinkoviç për të parë nga afër gjendjen fizike të lojtarit. Menjëherë sapo trajneri serb të jetë bindur, nga klubi verilindor futbollistit do t'i jepet një kontratë, në të cilën do të jenë kushtet e specifikuara.
Kutjojmë, që mesfushori 25 vejeçar ka luajtur për tre sezone në Ligën e Dytë serbe, me ekipin e FK Bezanijëns. Këtë sezon ka luajtur tetë takime si titullar nga 12 javë që janë luajtur në total.
[gallery columns="1" size="full" ids="178137"]
