Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mehmeti ndryshon skemën, Dinamo kërkon të “shkelmojë” krizën në kryeqytet

Shkruar nga NEWSPORT
Mehmeti ndryshon skemën, Dinamo kërkon të

Dinamo do të luajë në kryeqytet ndaj Tiranës, një sfidë shumë e rëndësishme për “Blutë”. Në “Selman Stërmasi” në orën 14:00 ekipi i drejtuar nga Dritan Mehmeti do të hyjë në fushë vetëm për 3 pikët.

Rikthimi i Mehmetit te “Blutë” ka sjellë optimizëm dhe tashmë kërkohet që kthesa të bëhet pikërisht në derbi dhe kur vjen në ndeshje të tilla dhe përballë Tiranës, sigurisht shijon më shumë. Kërkohet triumfi për të “shkelmuar” krizën në të cilën ndodhen, teksa mbajnë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 7 pikë pas 9 javësh.

Trajneri ka zhvilluar disa ditë stërvitje me ekipin dhe tashmë do të kthejë Dinamon me skemën me 4 mbrojtës, ndryshe nga ajo e përdorur nga Luigi Di Biagio.

Formacioni i mundshëm ndaj Tiranës: Rexhepi, marku, Hoxha, Behiratche, Prodani, Guidiabi, Andoni, Lorran, Zabërgja, Vila, Denison.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga