Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në një listë me Bayern dhe Barcelonën, Tirana mes klubeve më të titulluara të shekullit të XXI

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana është ndalur në këtë 100 vjetor për të bërë llogaritë e trofeve në 20 vitet e kaluara dhe trofetë e fituar në shekullin e 21-të. Bardheblutë kujtojnë se janë në listën e 30 klubeve më të titulluara të shekullit që po jetojmë, teksa në listë gjenden klube si Bayern Munich apo Barcelona.

Bardheblutë mbajnë vendin e 29 nga 30 klube të listuara, duke fituar 21 trofe (6 kampionate, 6 kupa të Shqipërisë dhe 9 Superkupa). Lista kryesohet nga El-Ahli në Egjipt me 41 trofe, ndërsa ndiqet nga Bayern me 40 të tillë.

Shkrimi i Tiranës:

KF Tirana ndër klubet më të titulluara të shekullit të 21-të.

Ky vit jubile dhe titulli i 25-ë kampion i fituar këtë sezon e ka futur Tiranën në listën e 30 klubeve më të titullara të shekullit të 21-të.

Në renditjen e përcaktuar nga "transfermarkt", bardheblutë numërojnë gjatë këtyre 20 viteve 21 trofe të fituar (6 kampionate 6 kupa dhe 9 Superkupa) dhe renditen në vendin e 29-ë të klubeve më të suksesshme të mijëvjeçarit të tretë.

Kampionët e Shqipërisë janë në kuotë të barabartë kupash me ekipin tajlandez Buriram Junajtid.

Lista kryesohet nga El-Ahli i Egjiptit me 41 trofe, ndërsa kampionët e rinj të Europës Bajerni renditet i dyti me 40 të tilla. Në vendin e tretë vjen Linkoln Reds (po me kaq numër trofesh sa bavarezët). Barcelona dhe Real Madrid renditen përkatësisht në vendin e katërt dhe të 11-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga