Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbijetesa dhe “Final – Four”, 3 takime luhen në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Mbijetesa dhe “Final – Four”, 3 takime luhen në Superiore

“Abissnet Superiore” do të luajë ditën e sotme ndeshjet e mbetura të javës së 17-të. 3 ndeshje do të luhen ditën e sotme, ku dy takime do të luhen në orën 13:30 dhe ndeshja e fundit në orën 17:00.

Gjithçka nis me duelin mes Erzenit dhe Teutës, takim që do të luhet në orën 13:30 në “Egnatia Arena”. Si shijakasit ashtu edhe durrsakët enden në fundin e tabelës së klasifikimit dhe dueli mes tyre është direkt për mbijetesën.

Paralelisht do të luhet edhe në Tiranë, Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë. Një duel shumë i rëndësishëm që tregon shumë për objektivat e dy ekipeve. Bardheblutë kërkojnë rikthimin te fitorja, teksa shkodranët synojnë vazhdimësinë.

Takimi i fundit është mes Skënderbeut dhe Laçit që do të luhet në Korçë në orën 17:00. Një përballje interesante mes dy ekipeve që do të luftojnë për 3 pikët që do të ndihmonin ujqërit e dëborës të blindonin “Final-Four”, ndërsa kurbiansit për të dalë nga zona e ftohtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga