
Egnatia zhvillo stërvitje deri më 29 dhjetor, me stafin që më pas vendosi që të bëjnë pushim për festat e fundvitit. Rrogozhinasit nuk do të humbin kohë dhe do të rikthehen në fushë.
Më saktësisht stafi i Egnatias ka parashikuar që skuadrën ta zbresë në fushë ditën e nesërme. Edlir Tetova do të nisë menjëherë nga puna për pjesën e dytë të sezonit.
Ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit do të vazhdojnë punën e tyre për të përforcuar skuadrën me ato element që ka kërkuar timonieri i tyre. Kujtojmë se Egnatia e mbylli vitin 2023 si kampionë dimri, ndërsa udhëheq me 37 pikë pas 18 javësh kampionat.
Poll