Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Mbani frymën” sot në Kupën e Botës, Belgjika, Spanja, Gjermania e Kroacia “premtojnë” spektakël

Shkruar nga NEWSPORT
“Mbani frymën” sot në Kupën e Botës, Belgjika,

Luhet dita e katër e Kupës së Botës, ku sikurse ditën e djeshme edhe sot do të luhet 4 takime mjaft interesante, duele që premtojnë vërtetë spektakël, ndërsa kombëtaret "big" do të zbresin në fushën e lojës, duke nisur që nga ora 11:00 deri në 20:00.

Gjithçka do të ngre siparin me përballjen mes Kroacisë dhe Marokut, takim ku kombëtarja e Luka Modriç do të hyjë në fushën e lojës për të siguruar 3 pikët, me synimin për të bërë maksimumin në këtë turne.

Ora 14:00 është rezervuar për Gjermaninë , që përballë do të ketë Japoninë. Skuadra e Flick me shumë mungesa do të kërkojë  ta nis mbarë Kupën e Botës, ndërsa nuk i lejohen hapat fals, në të kundërt do të dështonte që në start.

Luis Enrique do të zbresë djemtë e tij në fushën e lojës në orën 17:00, ku Spanja gjen përballë Kosta Rikën, një tjetër takim që pritet me emocion, duke pasur parasysh edhe spektaklin që premtojnë spanjollët.

Takimi Belgjikë-Kanada do të jetë i fundit për ditën e sotme, ndërsa skuadrat do të zbresin në fushën e lojës duke nisur që nga ora 20:00. Kombëtarja belgje konsiderohet favorite në këtë duel, por fitorja e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës ditën e djeshme na dëshmoi se surprizat mund të ndodhin në këtë Botëror.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga