Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mba nuk mjafton, Partizani në ofensivë për një “Skuka” të dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Mba nuk mjafton, Partizani në ofensivë për një

Christian Mba po shkëlqen te Partizani duke qenë një nga më të mirët në çdo ndeshje në radhët e të kuqve. Megjithatë sulmuesi i kuq duket se nuk mjafton për kryeqytetasit për objektivat që ata kanë. Afrikani është mjaft i lëvizshëm, krijon volum, por finalizimi është një nga mangësitë e tij.

Në këto kushte, drejtuesit janë vënë në lëvizje për të gjetur një sulmues “rrace” siç ishte Xhuliano Skuka. Nevoja për të pasur “pykë” në majën e sulmit ka bërë që të hidhen sytë nga tregu i huaj, pasi ky shqiptar nuk ofron shumë.

Ende nuk ka një emër konkret në skenë. Edhe pse fazë ofensive e të kuqve është e fryrë shumë, cilësitë finalizuese të Mba-së kanë bërë që të lindë nevoja për një tjetër futbollist. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa Partizani vijon rrugëtimin në Kupat e Europës teksa do të përballet me Valmeiran në turin e tretë të Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga