Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ 20-vjeçari nga Lugina e Preshevës ka një ëndërr: Dua Kombëtaren kuqezi, në Shqipëri luaj vetëm me Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ 20-vjeçari nga Lugina e Preshevës ka një

Dëshira për të qenë pjesë e një nga skuadrave më të forta në Europë nuk mungon, por Shqiprim Taipi këtë sezon duhet të luajë me ekipin e Shkupit. Vetëm 20-vjeç dhe përpara mbrojtjes ai shihet si një nga futbollistët e së ardhmes.

Mesfushori nga Lugina e Preshevës ka dhënë një intervistë ekskluzive për newsport.al ku ka shprehur hapur dëshirën për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare, por pse jo edhe pjesë e ekipit të Skënderbeut. Prioritet për të është Europa, megjithatë ai nuk mohon dëshirën për të qenë pjesë e bardhekuqve.

- Nga Shkëndija e Tetovës keni kaluar në formë huazimi te Shkupi. Pse kjo lëvizje?

Mendova për të mirën time, për të gjetur më shumë hapësira në fushën e blertë. Në bashkëpunim me klubin arritëm një marrëveshje për t'u transferuar në ekipin e Shkupit.

- Tashmë jeni në moshën 20-vjeçare, por më parë jeni thirrur nga kuqezinjtë e U-17-ës. Jeni ftuar më?

Po është e vërtetë. Më thirrën njëherë te ekipi i U-17-ës, por më pas nuk jam ftuar më. Nuk e di as vetë se pse.

- Po Kosova iu ka ftuar?

Jo nga Kosova nuk jam ftuar asnjëherë.

- Nëse do të merrnit dy ftesa njëherësh, nga kuqezinjtë, por edhe nga Kosova cilën do të zgjidhje?

Nuk e kam menduar asnjëherë asnjë pyetje. Megjithatë mund t'iu them që për mua nuk ka problem, mjafto një skuadër ku flitet shqip.

- Por nëse ndodh realisht?

E thashë edhe njëherë, për mua është shumë e vështirë të zgjedh. Megjithatë cila të më ftojë e para, për atë do të vendos.

- Cilat janë synimet e tua?

Dua të luaj në Europë, sigurisht në ndonjë nga kampionatet më të forta.

- Po në Superligën shqiptare do të vije?

Më pëlqen liga e Shqipërisë. Po rritet dita-ditës, megjithatë kam prioritet Europën. Por, duhet të theksoj që kam kontratë me Shkëndijën deri në verën e vitit 2018.

- Cilin ekip preferon në Shqipëri?

Më pëlqen shumë skuadra e Skënderbeut. Është një nga ekipet që ka shumë sukses në Shqipëri.

- Ju jeni nga Lugina e Preshevës, ashtu si Arbnor Fejzullahi. S'do të doje të ishe në një ekip me të?

Po sigurisht që më pëlqen të luaj me Arbnor Fejzullahin, por edhe me Jasir Asanin.

- Por, ti zgjodhe Skënderbeun...

Mendoj se skuadra e Skënderbeut nuk ka konkurrentë. Ka një potencial të madh, por fatit s'i dihet asnjëherë. Partizani edhe shumë skuadra të tjerë të shqiptare jam i bindur që do të kenë sukses.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga