Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luajnë shansin e fundit për rikthimin në Superiore, Korabi njoftim të rëndësishëm për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Luajnë shansin e fundit për rikthimin në Superiore, Korabi

Korabi arriti të fitonte ndeshjet e Play-Offit duke mposhtur Tomorrin me shifrat 0-1 dhe Flmaurtarin në “Arenën e Demave” me shifrat 1-2. Pas këtij triumfi tashmë vjen edhe finalja e madhe për objektivin e vetëm, rikthimin në superiore.

Dibranët do të udhëtojnë drejt stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit ku do të përballen ndaj Erzenit. Sfida do të luhen të dielën me datë 4 qeshor në orën 17:00. Përpara kësaj ndeshja klubi ka një njofim të rëndësishëm për lojtarin e 12-të.

Nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar në Facebook, Korabi njofton se janë vënë atuobuza falas për të gjithë tifozët. Ndër të tjera ata kanë bërë me dije edhe detajet e transfertës ku u bëjnë thirrje tifozëve të mos mungojnë.

Postimi i plotë i K.F Korabi:

Njoftim!

KF Korabi mundëson transportin falas për tifozët nga Peshkopia, për ndeshjen finale Erzeni-Korabi që luhet ditën e nesërme në “Niko Dovana”. Nisja do të bëhet nesër në orë 13:00 tek Pallati i Sportit. Mos mungo! Eja në stadium!

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga