Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lojtarëve u janë mbledhur telefonat? Raçiç provon të kundërtën: Luajmë për të fituar kundër Kukësit. Europa? E arritshme, nëse mbajmë të njëjtin ritëm

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtarëve u janë mbledhur telefonat? Raçiç provon

Sot, Kamza do të luajë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores. Ky takim pritet me mjaft interes duke parë formën e mirë që po kalon skuadra e Kamzës. Dy orë para ndeshjes, newsport.al kontaktoi një nga sulmuesit e njohur, Stevan Raçiç.

Futbollisti serb foli për herë të parë për mediat teksa tha: "Kjo është një ndeshje si gjithë të tjera. Nuk mendoj se Kukësi është më dobët se vitin e shkuar, përkundrazi edhe këtë sezon po bën paraqitje të mira. Ne do të hyjmë sot në fushë për të fituar. Kemi qëllimin tonë. Nëse do të shënoj ose jo gol, nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të luajmë mirë dhe të fitojmë", tha fillimisht ai.

Më tej, i pyetur nëse kjo skuadër do të arrijë Kupat e Europës, Raçiç deklaroi: "Për Europën të shohim çfarë do të ndodhë. Megjithatë nëse arrijmë të mbajmë të njëjtin ritëm, jam i bindur se mund ta arrijmë", përfundoi Raçiç për newsport.al duke mohuar në këtë mënyrë lajmin që qarkullon se lojtarëve të Kamzës u janë mbledhur telefonat nga presidenca pasi ai u kontaktua nga redaksia jonë përmes telefonit.

Kujtojmë që Stevan Raçiç nuk prononcohet për mediat për shkak të gjuhës që flet. Sulmuesi serb e ka të vështirë të flasë gjuhë tjetër veç asaj amtare. Ndaj newsport.al e kontaktoi në gjuhën e tij dhe si një profesionist, Raçiç iu përgjigj pyetjeve të bëra nga gazetari i redaksisë sonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga