
TEUTA – PARTIZANI 1-4
Stadiumi: Niko Dovana
Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj
FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta: Dema, Idrizaj, Kuros, Jazxhi, Marku, Karabeci, E.Vila, L.Vila, Gruda, Çyrbja, Hebaj Trajner: Bledi Shkëmbi
Partizani: Rexhepi, Bitri, Buxhelaj, Hadroj, Sota, Rrapaj, Murataj, Hoti, Matondo, Da Silva, Skuka Trajner: Giovanni Colella
Ndeshja: Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 4-1 kundër Teutës në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Një sfidë totalisht e dominuar nga të kuqtë që nuk e diskutuan në asnjë moment triumfin. Seria e golave u hap nga Hoti, i cili shënoi të parin për kryeqytetasit. Ishte Ildi Gruda që mendoi të trazonte disi ujërat e Partizanit, por më vonë Da Silva dyfishoi rezultatin. Pas brazilianit, shënoi sërish Hoti, për të vulosur më tej shifrat Xhuliano Skuka. Pas kësaj ndeshje, Partizani mbyll fazën e parë në vend të parë të Superiores me 19 pikë, kurse Teuta në vend të nëntë me 7 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90+4'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.
84'- Erando Karabeci provon me një goditje nga distanca, por pa rezultat. Goditje e bukur nga mëngjërashi, por sfera del jashtë.
75'- Xhuliano Skuka realizon golin e katërt. Sulmuesi dibran shkëlqen përballë portierit të Teutës.
66'- Teuta pranë golit, Rexhepi bën mrekullinë.
60'- Ëngjëll Hoti largohet nga fusha. Vendin e tij e zë Atanaskoski.
50'- Skuka pranë golit. Gjuajtje e bukur e sulmuesit dibran, por sfera shkon ngjitur me tranversën.
46'- Nis pjesa e dytë.
45+6'- Mbyllet pjesa e parë
45'- Teuta pretendon për penallti. Por, për gjyqtarët gjithcka e rregullt.
34'- Partizani realizon golin e tretë. Ëngjëll Hoti në superformë.
30'- Ndërpritet ndeshja. Një tifoz i Partizani ndihet keq. Stafi mjekësor i të kuqve i shkon menjëherë në ndihmë. Panik në stadiumin Niko Dovana.
22'- Partizani sërish në avantazh. Gjuajtje e bukur e Da Silvës, dhe sikurse Hoti e con sferën në rrjetë.
19'- Partizani pranë golit. Shtylla ndal Engjell Hotin.
16'- Teuta barazon shifrat me Ildi Grudën.
10'- Këndore për Teutën. Largon mirë mbrojtja e Partizanit.
2'- Partizani shënon golin e parë. Vetëm 2 minuta lojë dhe të kuqtë në avantazh.
1’- Nis ndeshja në Durrës.