
Klubi i basketbollit të Tiranës i është drejtuar me një letër publike Federatës Shqiptare të Basketbollit ku kërkon që të mos gjykohet më nga arbitri Erlambi Tiko. Bardheblutë i bëjnë thirrje FSHB-së që të shmanget ky gjyqtar nga ndeshjet e tyre. Përmes një postimi në kanalin zyrtar bëhej me dije:
"Klubi Basketbollit Tirana
Drejtuar : Federates Shqiptare te Basketbollit
Per dijeni: Presidentit te FSHB-se
Z. Avni Ponari
Anetareve Te KD
Sek. te pergjithshem Z. Llazani
Te nderuar znj/zoterinj
Duam t'ju bejme me dije per disa probleme mjaft serioze qe po na ndodhin jave pas jave per shkak te gjykimit kundrejt ekipit tone. Rasti me i fundit ndodhi ne ndeshjen e fundit Teuta - Tirana diten e Diele dt 10 Mars 2019. Ne kete ndeshje ne menyre mjaft tendencioze na u mohua fitorja nga nje gjyqtar I cili Nuk eshte hera e pare qe demtohemi. Jemi munduar qe here pas here ta marrim si gabim njerezor mirepo kesaj here qartazi vendosi fatin e ndeshjes. Gjyqtari Erlambi Tiko jo vetem qe nuk ka profesionalizmin e duhur por nuk eshte aspak serioz perpara, gjate dhe pas perfundimit te ndeshjes. Pas shume ndeshjes nga ky gjyqtar kemi arritur ne konkluzionin se qellimisht po na hedh poshte gjithe djersen dhe mundin. Ne Po kalojme nje vit mjaft te veshtire (kjo eshte dicka e jona dhe nuk po ankohemi) por e fundit gje qe duhet Te merreni eshte gjykimi. Ky gjyqtar eshte refuzuar nga shume shoqata te tjera dhe jo pa asnje shkak.
Duke marre shkas nga sa me siper do t'ju luteshim qe ne ndeshjet qe na mbeten mos ta kemi me ne ndeshjet tona pasi me veprimet e tij tendencioze ka humbur c'do lloj kredibiliteti.
Shpresojme qe kerkesa jone do te merret parasysh pasi vendosja e tij ne ndeshjet tona do sjelli vetem probleme te metejshme madje me pasoja.
Duke ju falenderuar paraprakisht,
Ju urojme pune Te mbare
KB Tirana", shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu në basketboll për meshkuj.