
Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia dhe Teuta janë dy skuadrat që shkojnë në çerekfinale. Vllaznia mposhti në “Loro Boriçi” Flamurtarin me rezultatin e thellë 4-0. Golat për shkodranët u shënuan nga Balaj, Mala, Alivoda dhe Boshnjaku. Në krahun tjetër Teuta triumfoi në “Niko Dovana” përballë Skënderbeut me rezultatin 2-0. Golat për durrsakët u shënuan nga Daci dhe Arifi.
Rezultatet dhe golashënuesit:
TEUTA 2-0 SKËNDERBEU (Daci 49', Arifi 56')
TEUTA: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Arifi, Lloci, Peposhi, Çyrbja, Daci, Faust. Trajner: Edi Martini
SKËNDERBEU: Alia, Rabiu, Prençi, Dumfour, Shaqe, Pecani, Gërço, Liço, Rashica, Nikaj, Franklin. Trajner: Ivan Gvozdenovic
56' Ergis Arifi shënon të dytin për Teutën. (VIDEO)
49' Kejdi Daci kalon Teutën në avantazh. (VIDEO)
41' Largohet sulmuesi Nikaj, vendin e tij e zë portieri i dytë Herdis Alliu.
40' Marco Alia ndëshkohet me karton të kuq dhe tërbon trajnerin, Skënderbeu mbetet me 10 lojtarë. (VIDEO)
27' Prençi pranë golit, por pozicioni i tij është i parregullt. (VIDEO)
9' Teuta pranë golit, Alia ia mohon. (VIDEO)
VLLAZNIA 4-0 FLAMURTARI (Balaj P 28', Mala 30', Alivoda 41', Boshnjaku 77')
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanovic, Juric, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani.
FLAMURTARI: Kaloshi, Hasa, Deliaj, Pjeshka, Podrimcaku, Sidibe, Dalanaj, Vucaj, Diamanti, La Torre, Antoni. Trajner: Dritan Resuli