
Kupa e Shqipërisë do të luajë këtë javë ndeshjet e kthimit të turit të parë. Takimet e para do të jenë ditën e nesërme ku në Grupin A, Bylisi pret Pogradecin i qetë në Adush Muça në orën 14:00 pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë. Ndeshja tjetër është ajo mes Tërbunit dhe Lushnjes në orën 15:00 ku Lushnjarët vijnë si favoritë pas fitores 2-0 në Lushnje. Dinamo – Butrinti nuk do të luhet pasi klubi sarandiot është tërhequr.
Në Grupin B, Laçi – Devolli do të hapë ditën në orën 13:00. Kurbinasit kanë fituar ndeshjen e parë 2-0 dhe sot nuk pret surpriza. Në Durrës, në orën 14:00, Teuta pret Luzin për të ndrequr atë hap fals në ndeshjen e parë ku mori vetëm një barazim 0-0.
GRUPI A
Bylis – Pogradeci (3-0), ora 14:00
Tërbuni – Lushnja (0-2), ora 15:00
GRUPI B
Laçi – Devolli (2-0), ora 13:00
Teuta – Luzi 2008 (0-0), ora 14:00