
Kukësi krahas përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit, drejtuesit po punojnë fort edhe për përforcimin e skuadrës për dy fazat e mbetura. Me verilindorët prej ditësh ka nisur stërvitjen një brazilain.
Bëhet fjalë për Alexandre Talento, i cili luan si sulmues dhe te Kukësi shikohet si zëvendësuesi i Sebastian La Torres që u huazua te Flamurtari. 27-vjeçari madje luajtir në miqësore me Burrelin, ku shënoi edhe gol me fanelën e Kukësit.
Talento nuk është lojtari in pari që vjen nga Kategoria e Parë, pasi lojtari ka mbyllur aventurën te Tomori. Në këtë mënryë shtohen alternativat për Nicën për pjesën e dytë të sezonit dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i 27-vjeçarit në Kukës.
Poll