Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kukësi në zi, ndahet nga jeta ish futbollisti Naim Hoxha

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi në zi, ndahet nga jeta ish futbollisti Naim Hoxha

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare, ish futbollisti i ekipit të Përparimit të Kukësit, Naim Hoxha. Një lojtar i cili mbahet mend nga shokët e ekipit si një njeri i qeshur dhe i apasionuar pas futbollit.

Emri i tij është vendosur dhe një nga sektorëve të tribunës së “Kukës Arena” që nga koha kur ishte gjallë. Klubi i Kukësit me anë të një postimi ka përcjellë ngushëllimet, për një nga figurat më të shquara të futbollit.

Mesazhi i Kukësit:

"Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit Naim Hoxha i bashkohet FK Kukësi. Naim Hoxha do të mbetet një nga figurat më të shquara të futbollit në Kukës.

Emrin e tij e gëzon sot një nga tribunat e stadiumit "Kukës Arena", ku pikërisht tribuna ku vendoset "Armata e Veriut", mban emrin Naim Hoxha."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga